Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Fazli Fazliu, veprimtar i njohur dhe i përkushtuar i basketbollit në Kosovë.
I ndjeri për shumë vite ka qenë në krye të KB Drita, pikërisht në periudhën më të suksesshme të klubit gjilanas. Në etapa të ndryshme ai ka ushtruar detyrën e drejtorit dhe të kryetarit të klubit, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në organizimin dhe zhvillimin e tij.
Përveç angazhimit në KB Drita, Fazli Fazliu ishte edhe anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku dha ndihmesën e tij me përvojë dhe përkushtim.
Fazli Destan Fazliu ka lindur më 1 nëntor 1964 dhe ka ndërruar jetë më 1 shkurt 2026.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, pas namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Përlepnicë.
AsistiOnline.com shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fazliu, miqtë dhe gjithë komunitetin e basketbollit.


