Xhiroja e 18-të do të mbyllet sonte me një super përballje.
Në ”Minatori” të Mitrovicës, Trepça e pret Golden Eagle Yllin.
Dy skuadrat ndodhen në formë të jashtëzakonshme me mitrovicasit që kanë nëntë fitore radhazi në elitë, kurse therandasit kanë pesë fitore radhazi në Superligën e Kosovës.
Këto dy skuadra u përballën në çerekfinale të Kupës, që përfundoi me kalimin e ‘Xehetarëve’ në gjysmëfinale.
Mitrovicasit kanë 14 fitore e tri humbje, kurse therandasit tetë fitore e nëntë humbje.
Ndeshja nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.


