Under Header

spot_img

Trepça sonte pa Adisin

spot_img

Trepça dhe Golden Eagle Ylli sonte zhvillojnë derbin e xhiros së 18-të nga Superliga e Kosovës.

Ekipi mitrovicas i Trepçës do të paraqitet në këtë përballje pa trajnerin kryesor.

Adis Beçiragiq mungon shkaku i dënimit që e mori në mesjavë nga ndeshja e fundit me Bashkimin, pasi iu vërsul gjyqtarit të ndeshjes lidhur me një vendim të këtij të fundit.

Boshnjaku nga Komisioni Disiplinor i FBK-së, është dënuar me 300 euro gjobë, sipas nenit 52.4 të PG, ”gabimi teknik i trajnerit për sjellje josportive”, me 300 euro të tjera gjobë, sipas nenit 52.3 të PG, ”gabimi përjashtues i lojtarit, trajnerit, zyrtarit (përveç GT+GJS) dhe suspendim për ndeshjen e radhës.

I njohur me nofkën Beça, trajneri i mitrovicasve do ta përcjellë nga tribunat ndeshjen e sontme, derisa drejtimin e ekipit do ta ketë ndihmësi i tij Petrit Zeqiri. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme