Vëllaznimi arriti një fitore të vlefshme ndaj Borës me rezultatin 89:80, në një ndeshje shumë interesante të zhvilluar në palestrën e qytetit në Gjakovë.
Kuqezinjtë dominuan pjesën e dytë të takimit, duke bërë dallimin kryesor dhe duke treguar më shumë vendosmëri dhe energji. Megjithë sfidën e fortë nga Bora në pjesën e parë, skuadra e Vëllaznimit arriti të kontrollonte ritmin e lojës në gjysmën e dytë dhe të siguronte fitoren me nëntë pikë dallim.
Jericole Hellems me 23 pikë, Yor Anei me 19 e Ziggy Reid me 18 pikë, ishin tre lojtarët më të dalluar te Vëllaznimi në fitore sonte.
Derisa te Bora s’mjaftuan, Tyler Cheese me 21 pikë e as Amin Hot me 18 tjera.
Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Vëllaznimin në garën e kampionatit, duke rritur moralin dhe besimin e skuadrës për ndeshjet e ardhshme.


