Edhe një lojtar i ri pritet të prezantohet shumë shpejtë te Golden Eagle Ylli.
Bëhet fjalë për amerikanin Tyreek Smith, i gjatë 200 centimetra dhe lojtar i pozitave 3/4.
Lojtari në fjalë së fundmi ka luajtur në Superligën e Izraelit me Ironi Nes Ziona me mesatare 7 pikë e 5 asiste në 9 ndeshje.
Para kësaj përvoje, lojtari ishte paraqitur në NCAA me kolegjet amerikane: Texas Tech Red Raiders, Oklahoma State Cowboys e SMU Mustangs.
Pra, brenda 2 ditëve katër ardhje të reja te Golden Eagle Ylli, që si duket është i vendosur të vazhdojë deri në fund luftën për trofe sivjet. /AsistiOnline.com/


