Under Header

spot_img

Ish lojtarët dhe trajnerët e Prishtinës, tërheqës për ekipet e tjera

spot_img

Sezoni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll po sjell rikthime të rëndësishme të ish-lojtarëve të KB Prishtinës, të cilët këtë herë po të paraqiten me skuadra të tjera.

Njëri nga emrat më të bujshëm është Kyan Anderson, i cili bëri histori me bardhekaltrit në FIBA Europe Cup dhe pas një periudhe jashtë vendit, tani po kontribuon shumë edhe për Bashkimin e Prizrenit.

Derrick Wilson, që në të kaluarën është paraqitur me fanellën e Prishtinës, këtë sezon është jetë pjesë e Vëllaznimit.

Dustin Thomas, i cili nisi karrierën e tij në Kosovë pikërisht te Prishtina, u zyrtarizua dje si lojtar i Golden Eagle Ylli.

Ndërkohë edhe Jordan Johnson, që deri para pak ditësh luante për KB Peja, në të kaluarën ka mbajtur fanellën e Prishtinës për së pari në Kosovë.

Edhe nga basketbollistët vendorë, Prishtina ka shënuar risinë me sjelljen e vëllezërve Lejson dhe Jetmir Zeqiri nga Maqedonia e Veriut, si dhe Rezart Mehmedin. Aktualisht, Lejson Zeqiri po aktivizohet te Bashkimi, ndërsa Jetmiri dhe Rezarti janë pjesë përkatësisht e skuadrave të Bora dhe Vëllaznimit.

Përveç lojtarëve, edhe ish-trajnerët e Prishtinës janë rikthyer në Superligë, por duke drejtuar ekipe të tjera. Jeronimo Sarin këtë sezon ka drejtuar përkohësisht Vëllaznimin dhe Golden Eagle Yllin, ndërsa Paco Olmos së fundmi mori drejtimin e klubit nga Theranda.

Kjo lëvizje e madhe e ish-lojtarëve dhe trajnerëve të Prishtinës tregon edhe një herë nivelin e lartë të cilësisë që ky klub ka pasur ndër vite dhe vazhdon të ndikojë në Superligën kosovare, duke përforcuar konkurrencën dhe duke sjellë përvojë edhe në ekipet e tjera. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme