Under Header

spot_img

Spliti e punëson në rol të veçantë trajnerin legjendar Jasmin Repesa

spot_img

Skuadra e madhe kroate Split (ish Jugoplastika) ka vendosur të përforcojë strukturën profesionale të klubit duke afruar një emër të madh të basketbollit evropian, trajnerin e njohur kroat Jasmin Repesha.

Me një karrierë të pasur ndërkombëtare, Repesha i bashkohet Splitit në rolin e mentorit për vazhdimin e sezonit, duke sjellë përvojë, stabilitet dhe njohuri të thella në një klub me histori të madhe në basketbollin evropian.

Së fundmi, Repesha ka drejtuar skuadrën italiane Trapani në Superligën e Italisë, duke konfirmuar edhe një herë vlerat e tij si trajner në nivelet më të larta të basketbollit evropian. Gjatë karrierës së tij, ai ka udhëhequr një sërë klubesh të mëdha dhe ka qenë dy herë përzgjedhës i përfaqësueses së Kroacisë.

Vendimi i Splitit për ta afruar Repeshën shihet si dëshmi e respektit që klubet e mëdha evropiane kanë ndaj legjendave të basketbollit, duke i dhënë rol dhe përgjegjësi figurave që kanë lënë gjurmë në këtë sport.

Spliti, një emër historik në basketbollin kroat dhe evropian, vazhdon kështu të ndërtojë projektin e tij duke u mbështetur në profesionalizëm dhe përvojë të nivelit më të lartë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme