Under Header

spot_img

Ekskluzive: Prishtina në bisedime me trajnerin maqedonas?

spot_img

Sigal Prishtina sot njoftoi për zhvillime të reja në shtabin teknik të saj.

Bardhekaltërit zyrtarizuan largimin e trajnerit grek Michalis Kakiouzis, megjithatë ekipit shumë shpejtë pritet ti bashkohet një trajner i ri.

AsistiOnline.com ka mësuar se klubi po zhvillon bisedime me trajnerin maqedonas Jordanço Davitkov për stolin e skuadrës, në një hap që mund të sjellë përvojë të madhe taktike në klub.

Davitkov ka një CV të gjatë dhe të pasur si trajner. Ai ka qenë selektor i Përfaqësueses së Maqedonisë nga viti 2001 deri në 2007 dhe edhe më vonë në një periudhë tjetër, duke drejtuar ekipin kombëtar në disa cikle kualifikimi për Evropianet dhe ndeshje ndërkombëtare.

Në karrierën e tij me klube ka drejtuar disa skuadra të njohura maqedonase si: Balkan Steel, Nemetali Ogražden, Rabotnički, Strumica, pastaj në lindjen e mesme: Al Qadsia, Al Jahraa, Kuwait, Al-Shaav CSC dhe më së fundi Gostivari në elitën maqedonase. Davitkov ka drejtuar më parë edhe KB Pejën në Superligën tonë

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin bisedimet e prishtinasve me trajnerin me përvojë. /AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme