Under Header

spot_img

SPECIALE NË ASISTIONLINE.COM: KIANA DHE DRINI NË LOJËRAT OLIMPIKE DIMËRORE ”MILANO CORTINA 2026”

spot_img

Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, dy skiatorët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026” të cilat do të zhvillohen në Itali nga 6 deri më 22 shkurt 2026 e të cilat, do të përcillen në mënyrë speciale nga AsistiOnline.

AsistiOnline.com si portali i parë në histori të mediumeve shqiptare i dedikuar ekskluzivisht basketbollit po hap një dritare të re të informimit në kohën kur po mbahet Olimpiada Dimërore dhe aty do të kemi prezent dyshen Kiana dhe Drini por edhe shqiptaren e natyralizuar Lara Colturi.

Përtej mbulimit të basketbollit vendor dhe ndërkombëtar si një nga burimet ekskluzive për publikun shqiptarë jo vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe trojet tona etnike por anekënd Botës, AsistiOnline ka vendos të mbuloj përfaqësimin e skiatorëve tanë në garën më madhore të ski alpin, Olimpiadën Dimërore

Gjatë kësaj kohe AsistiOnline.com do të sjell intervista interesante, raportime profesioniste por edhe analiza dhe përmbajtje ekskluzive nga Milano-Cortina 2026 që është një prej ngjarjeve sportive më të rëndësishme të vitit ku zbarkojnë sportistë nga më shumë se 90 vende të botës, ndër ta edhe Kiana dhe Drini.

Kiana Kryeziu do të garojë në tri disiplina alpine: super sllallom të madh, sllallom të madh dhe sllallom.

Drin Kokaj, do të paraqitet në disiplinën e sllallomit, duke shënuar debutimin e tij në Lojërat Olimpike Dimërore.

Për Kryeziun, kjo do të jetë pjesëmarrja e dytë olimpike pas debutimit në Pekin 2022, ndërsa për Kokajn do të jetë hera e parë që përfaqëson Kosovën në një Olimpiadë Dimërore.

Me këtë zgjerim të mbulimit, AsistiOnline.com konfirmon angazhimin e tij për të qenë afër ngjarjeve më prestigjioze sportive ndërkombëtare, duke sjellë për lexuesit e vet lajme, tregime dhe emocionet e veçanta nga LOD Milano Cortina 2026 duke qenë afër dy sportistëve tanë nga Kosova, Kiana Kryeziut dhe Drin Kokajt.

Nga AsistiOnline: Suksese Kianës dhe Drinit!

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme