Under Header

spot_img

Ismail Kokaj për Drinin: Rruga drejt Olimpiadës ka qenë e vështirë, por çdo sakrificë ia ka vlejtur (VIDEO)

spot_img

Trajneri dhe njëherazi babai i skitarit olimpik Drin Kokaj, Ismail Kokaj ka folur ekskluzivisht për AsistiOnline.com, lidhur me rrugëtimin e gjatë dhe sfidues të birit të tij, deri te kualifikimi në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.

Sipas Kokajt, përgatitjet kanë qenë të lodhshme dhe kërkuese, por të realizuara me përkushtim maksimal dhe planifikim të vazhdueshëm.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Ka qenë një proces i gjatë dhe i lodhshëm, por me shumë përkushtim. Si trajner jam i kënaqur me punën që është bërë, ndërsa si prind jam shumë krenar për Drinin,” është shprehur ai.

Ismail Kokaj thekson se rruga drejt Olimpiadës ka kërkuar sakrifica të mëdha, si në aspektin kohor, financiar ashtu edhe emocional.

“Ka pasur shumë udhëtime, shpenzime dhe net pa pushim. Por kur e sheh fëmijën tënd duke realizuar ëndrrën e tij, çdo sakrificë bëhet e vogël,” tha Kokaj.

Duke folur për vështirësitë financiare, ai nënvizon se skijimi është një nga sportet më të shtrenjta, por falë mbështetjes së Federatës, Ministrisë së Sportit, Komunës së Prishtinës, sponsorëve privatë dhe individëve që besojnë në potencialin e Drin Kokajt, kanë arritur ta çojnë këtë rrugëtim deri në fund.

“Po, skijimi është një sport shumë i shtrenjtë dhe shpesh përbën një sfidë të madhe. Me shumë mund dhe përkushtim, me ndihmën e federatës, Ministrisë së Sportit, Komunës së Prishtinës, sponsorëve privatë dhe njerëzve që besojnë në Drinin, kemi arritur të vazhdojmë. Në bazë të mundësive që i kemi pasur, kemi arritur t’i kalojmë pritshmëritë. Nuk ka qenë e lehtë, por dëshira dhe vullneti kanë qenë gjithmonë më të forta. Vlen të theksohet se puna dhe mundësitë janë ato që e bëjnë diferencën dhe garanton kualitetin,” përfundoi Kokaj për AsistiOnline.com

Kosova do të ketë përfaqësim në disiplinën e skijimit alpin në “Milano Cortina 2026”, me dy skitarët Drin Kokaj e Kiana Kryeziu. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme