Under Header

spot_img

Olimpisti kosovar Drin Kokaj flet për AsistiOnline, gati për debutimin olimpik në “Milano Cortina 2026”

spot_img

Skitari kosovar Drin Kokaj do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”, duke shënuar kështu paraqitjen e tij të parë në një Olimpiadë.

Për Kokajn, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike përfaqëson kulmin e një pune shumëvjeçare dhe një moment të veçantë në karrierën e tij sportive.

Në një intervistë ekskluzive për AsistiOnline.com, Kokaj u shpreh se emocionet janë të mëdha, por mbi të gjitha ndihet krenar që mban flamurin e Kosovës në skenën më të madhe sportive botërore.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Kam punuar gjithë jetën për këtë moment dhe tani jam këtu me shumë përgjegjësi dhe respekt për shtetin që përfaqësoj,” është shprehur Kokaj.

Skitarit kosovar i pret gara në disiplinën e Sllallomit, e cila do të zhvillohet më 16 shkurt, ndërsa përgatitjet kanë qenë intensive dhe të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë teknik.

”Përgatitjet kanë qenë intensive dhe të vazhdueshme sipas mundësive që i kemi pasur. Kemi punuar shumë gjatë gjithë sezonit, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë teknik. Stërvitjet kanë qenë të planifikuara dhe mendoj që kemi arritur formën më të mirë të mundshme për këtë garë”, thotë Kokaj.

Skitari kosovar ka pasur mundësinë të stërvitet dhe të ambientohen në pistën e Bormios, aty ku do të mbahen garat olimpike.

”Bormio është një pistë shumë teknike dhe sfiduese. Kam pasur mundësi ta njoh gjatë stërvitjeve dhe jam përshtatur mirë me terrenin. Ka karakteristika që kërkojnë fokus maksimal, por ndihem i përgatitur”.

Gara e Drinit do të jetë të hënën më 16 shkurt, ai merr pjesë në Sllallom. Por a është kjo kohë e mjaftueshme për ambientim në Bormio?

”Po, mendoj që është kohë e mjaftueshme. Kemi ardhur me kohë, kemi bërë stërvitjet e nevojshme dhe tash fokusi është vetëm te gara. Ambientimi ka shkuar mirë dhe ndihem gati” shton skitari kosovar olimpik.

“Ndihem mirë, i qetë dhe i fokusuar. Kam besim në punën që kemi bërë dhe do të jap maksimumin tim,” përfundoi intervistën për AsistiOnline.com, Kokaj.

Drin Kokaj mbetet një nga shpresat e sportit kosovar në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”, duke përfaqësuar Kosovën me dinjitet në arenën ndërkombëtare. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme