Sonte zhvillohet derbi i xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës.
Në palestrën ”13 Qershori” në Therandë, Golden Eagle Ylli e pret Bashkimin e Prizrenit.
Të dyjat ekipet së fundmi janë përforcuar deri në ”dhëmbë”, andaj sonte pritet një rivalitet i madh mes tyre me cilësitë e shumta që kanë në roster.
Deri tani, therandasit kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse prizrenasit 12 fitore e gjashtë humbje.
Ndeshja nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



