Ditë më parë Bashkimi prezantoi dy ardhjet e reja në skuadër.
Josh Nzeakor dhe Kenny Wooten Jr, janë dy lojtarët e rinj të Bashkimit të cilët pritet të mbulojnë pozitën e qendrës.
Josh Nzeakor kishte problem me dokumentacion me klubin e fundit ku ishte duke luajtur, por sipas informatave të AsistiOnline.com, situata është zgjidhur e me gjithë këtë, ai pritet që as sonte të mos jetë në rosterin e ekipit.
Derisa Wooten Jr, tashmë është regjistruar nga klubi, por edhe ai është në pikëpyetje për tu paraqitur sonte. /AsistiOnline.com/



