Under Header

spot_img

Prishtina emëron trajnerin e ri të skuadrës, Dushan Dubljevic

spot_img

Sigal Prishtina ka njoftuar pak çaste më parë se ka arritur marrëveshje me trajnerin malazez Dusan Dubljevic, i cili do të merr drejtimin e ekipit të parë.

Pas ndryshimeve të fundit në strukturën drejtuese të klubit, nga klubi bardhekaltër kanë shkruajtur se objektivi kryesor mbetet rikthimi i stabilitetit, disiplinës dhe një mentaliteti konkurrues në parket.

Dubljevic vjen me përvojë ndërkombëtare në drejtimin e ekipeve si: Sutjeska Nikshiq dhe Teodo Tivat, ndërsa ka qenë pjesë edhe e garave të ABA League dhe ABA League 2.

Dubljevic në të kaluarën ka qenë edhe edhe asistent trajner tek Kombëtarja A e Malit të ZI.

Trajneri në fjalë njihet për analizën e detajuar të kundërshtarëve dhe përqendrimin e madh në mbrojtjen ekipore. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme