Sot vazhdon me ndeshje xhiro e 19-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Përballja e parë e ditës dhe njëkohësisht derbi mes rivalëve të vjetër, ku Sigal Prishtina i bën konakun Go+ Pejës edhe pse dy skuadrat nuk janë në formën optimale.
Sidoqoftë, takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante, e kështu pritet edhe të dielën në kryeqytet. Bardhekaltrit kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse verdhezinjtë nëntë fitore e nëntë humbje.
Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



