Under Header

spot_img

Edon Maxhuni po shkëlqen në Francë, e largon Gravelinin nga fundi i tabelës

spot_img

Edon Maxhuni i ka vazhduar performancat fantastike në Superligën franceze edhe këtë në vikend.

Gravelines Dunkerque arriti fitoren e tretë rresht, duke triumfuar kësaj here ndaj Saint Quentin me rezultat 91-75.

Edon Maxhuni ishte fantastik edhe në këtë ndeshje për Gravelinin, duke qenë shënuesi kryesor me 18 pikë, por edhe 3 asiste e 2 kërcime.

Kjo fitore masive e largon Gravelinin nga fundi i tabelës me 3 fitore para larg zonës që dërgon në ligën e parë.

Ishte kjo një tjetër performancë bravoroze e Edonit, në një prej top 5 ligave kryesore evropiane të basketbollit, derisa ai po luan me mesatare prej rreth 15 pikëve, 3.1 asiste e 1.9 kërcime për ndeshje. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme