Under Header

spot_img

Peja 03 e fiton derbin ndaj Bashkimit, ‘blindon’ pozitën e parë

spot_img

Sot është zhvilluar derbi i xhiros dhe sezonit të rregullt në Superligën e Femrave.

Peja 03 e ka fituar përballjen e zhvilluar në ”Karagaç” ndaj Bashkimit me rezultat 77-68.

Ish lojtarja e Bashkimit Adrienne Godbold ishte më e dalluara te Peja 03 me 23 pikë, derisa Pagie Powell kishte 17 të tjera.

Te Bashkimi u dallua, Marie Mead me 17 pikë por s’mjaftoi për fitore.

Peja 03 aktualisht ka vetëm 1 humbje nga 14 xhiro dhe 13 fitore dhe po shkon drejt mbylljes së sezonit të rregullt si lidere. Bashkimi e Peja aktualisht kanë nga 11 fitore e nga 3 humbje në pozitën e dytë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme