Skuadra shqiptare e Çairit ka arritur sonte fitore të madhe si vendase në Superligën e Maqedonisë së Veriut.
Ekipi i drejtuar nga Erhan Ramadani e mposhti Tikvesin me 1 pikë dallim 77-76, por shumë të vlefshme për vijimin e kampionatit.
Amerikani Jalin Billingsley ishte fantastik në fitoren e Çairit sonte me 24 pikë e 14 kërcime, por u dallua edhe Meti Thaçi që kishte 17 pikë, 6 asiste, 3 kërcime e 1 vjedhje topi.
Ishte kjo fitorja e 6-të sezonale e Çairit karshi 9 humbjeve. Ekipi shqiptar po lufton për një vend në play off. /AsistiOnline.com/



