Ish-trajneri i Vëllaznimit e Golden Eagle Yllit së fundmi, Jeronimo Sarin, ka nisur aventurën e tij të re në basketbollin elit kroat me ekipin e Shibenkës.
Në ndeshjen e parë, Shibenka pësoi humbje të ngushtë ndaj Dinamo Zagrebit, skuadër që drejtohet nga ish-selektori i Kosovës dhe ish-trajneri i Prishtinës, Damir Mulaomeroviç.
Ndeshja në Zagreb u mbyll me rezultatin shumë të ngushtë 83-82 në favor të Dinamos.
Në xhiron e ardhshme, Shibenka do të përballet me një sfidë edhe më të vështirë, duke pritur në shtëpi ekipin e KK Splitit.
Sarin do ketë punë të vështirë me Shibenkën sivjet, pasi ekipi gjendet i fundit në tabelë dhe po kërkon mbetjen në elitën kroate. /AsistiOnline.com/



