Under Header

spot_img

Shqiptarët në botë shkëlqyen gjatë javës së fundit, sidomos Edoni dhe Erxhani

spot_img

Basketbollistët shqiptarë vazhdojnë të lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare, me paraqitje shumë të mira gjatë këtij vikendi në ligat më të forta evropiane dhe përtej Atlantikut.

Edon Maxhuni po e vazhdon formën e shkëlqyer në basketbollin elit francez. Në fitoren e tretë radhazi të Gravelines Dunkerque, kësaj here ndaj Saint Quentin me rezultat 91-75, Maxhuni ishte shënuesi më i mirë i ekipit me 18 pikë për 23 minuta lojë, duke shtuar edhe 3 asistime dhe 2 kërcime. Kjo seri fitoresh ka bërë që Gravelines të largohet nga fundi i tabelës.

Javë fantastike kishte edhe Erxhan Osmani me Anadolu Efesin. Dy herë kampionët e Evropës regjistruan dy fitore në Euroligën e famshme, fillimisht ndaj Valencias e më pas kundër Zalgirisit, ndërsa në Superligën Turke triumfuan ndaj Karshijakës.

Osmani ishte ndër lojtarët më të dalluar në të tri ndeshjet. Kundër Valencias realizoi 20 pikë dhe 7 asistime, duke u shpallur MVP tek Efeslinjët. Ndaj Zalgirisit shtoi 12 pikë, 4 kërcime, 3 asistime dhe 1 vjedhje topi, ndërsa në ligën turke kontribuoi me 17 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime. Një javë perfekte dhe një sezon shumë pozitiv në aspektin personal për basketbollistin me prejardhje nga Tropoja.

Në Superligën Turke, Kenan Spahiu me Bahçesehirin triumfoi bindshëm ndaj Buyukçekmeçes me rezultat 81-58, ekip ku vepron trajneri ynë kosovar Andin Rashica. Spahiu luajti vetëm 6 minuta dhe nuk shënoi pikë, por kontribuoi me 2 asistime dhe 2 kërcime. Paraqitje më të mirë kishte gjatë mesjavës në EuroCup, edhe pse Bahçesehiri u mposht nga Slasku i Polonisë 80-82, ku Kenani për 17 minuta lojë realizoi 10 pikë, 2 kërcime, 2 vjedhje topash dhe 1 asistim.

Formë të mirë po vazhdon edhe Jan Palokaj me Cibonën, e cila regjistroi fitoren e shtatë radhazi në elitën kroate. Në triumfin në udhëtim ndaj Samoborit 88-90, Palokaj luajti 30 minuta dhe kontribuoi ndjeshëm me 13 pikë, 4 asistime, 1 kërcim dhe 1 vjedhje topi, pa asnjë top të humbur.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arlind Konjuhi ishte sërish lojtari më i dalluar te kolegji Allan Hancock. Në fitoren ndaj L.A. Pierce College 73-50, Konjuhi realizoi 17 pikë, 5 asistime, 2 vjedhje topash dhe 1 kërcim për 28 minuta lojë.

Erolt Rrahmani në Superligën sllovene me Zllatorog Llashkon dhe Rrezon Elezaj në në SHBA me UCONN, nuk u paraqitën fare këtë vikend. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme