Under Header

spot_img

Beshiktashi shkruan histori në EuroCup, lojtarët shënojnë 19 treshe me efikasitet të pabesueshëm

spot_img

Skuadra e Beshiktashit nga Turqia ka realizuar një paraqitje spektakolare në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm evropian të basketbollit, duke vendosur rekord absolut me 19 treshe të shënuara në një ndeshje – më së shumti ndonjëherë në historinë e EuroCup-it.

Në fitoren e thellë në udhëtim ndaj Panionios, Beshiktashi triumfoi me rezultat bindës 74–114, duke dominuar nga fillimi deri në fund.

Ajo që e bën këtë fitore edhe më të veçantë është përqindja e jashtëzakonshme e saktësisë në gjuajtje – 67.9%, një shifër pothuajse e paprecedentë në këtë nivel gare.

Një natë për histori, një performancë për t’u mbajtur mend dhe një mesazh i qartë për rivalët e sivjetm në EuroCup: Beshiktashi është këtu për gjëra të mëdha. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme