Sigal Prishtina është përforcuar me lojtar të ri, pas largimit të Khalil Dukes.
Lojtari i ri i bardhekaltërve është Alex Lomax, ish lojtari i Borës, ekipit tjetër nga kryeqyteti.
Lomax luan në pozitën e organizatorit derisa së fundmi është paraqitur me ekipi boshnjak të Zrinjski HT Mostar me 18.8 pikë, 5 kërcime e 4.4 asiste në 8 ndeshje.
Lojtari ka luajtur edhe në Bullgari me Spartak Pllevenin me 10.6 pikë, derisa ka qenë edhe pjesë e Greensboro Swarm në NBA G League në 15 ndeshje me 1.8 pikë mesataren.
Te Bora, Lomax kishte luajtur me 15.3 pikë në 20 ndeshje. /AsistiOnline.com/



