Sigal Prishtina ka siguruar zyrtarisht kualifikimin në Play Off të garës evropiane ENBL, duke konfirmuar paraqitjet e mira gjatë sezonit të rregullt në ligën ndërkombëtare.
Përmes një njoftimi zyrtar, European North Basketball League (ENBL) ka bërë të ditur se Prishtina ka “clinched” vendin e saj në fazën vendimtare të garës, duke e cilësuar sezonin e rregullt vetëm si një hyrje drejt sfidave më të mëdha që po vijnë.
“Sezoni i rregullt ishte vetëm ngrohje. Sigal Prishtina ka siguruar zyrtarisht vendin në Playoff-et e ENBL”, thuhet në njoftimin e ligës, duke theksuar se ekipi bardhekaltër ka dëshmuar se i takon elitës së kësaj gare.
Me këtë kualifikim, Sigal Prishtina vazhdon të përfaqësojë denjësisht basketbollin kosovar në arenën ndërkombëtare, ndërsa tani fokusi zhvendoset te ndeshjet eliminatore, aty ku pesha e çdo dueli është edhe më e madhe.
Playoff-et e ENBL pritet të sjellin përballje të forta, ku Prishtina do të ketë mundësinë të dëshmojë vlerat e saj përballë kundërshtarëve më të fortë të ligës. /AsistiOnline.com/



