Sot vazhdon me ndeshje edhe Liga Unike te meshkujt.
Vllaznia e Shkodrës e pret Golden Eagle Yllin, në palestrën e sporteve ”Qazim Dervishi”.
Një fitore e një humbje ka skuadra e Vllaznisë, derisa dy fitore e një humbje për skuadrën nga Theranda, ish-kampione e Ligës Unike.
Ndeshja nis nga ora 17:00.



