Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër e kthimit në Kupën e Kosovës mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.
Prizrenasit fituan në duelin e parë 83:67, ndërkohë që kryeqytetasit për tu kualifikuar në finale duhet të fitojnë me të paktën 17 pikë dallim.
Megjithatë pritet një ndeshje interesante dhe luftë e madhe deri në fund edhe në këtë ndeshje.
Sfida nis nga ora 20:00 në palestrën ”1 Tetori” dhe transmetohet direkt në Artmotion. /AsistiOnline.com/



