Klubi i Vëllaznimit ka bërë një ndryshim tjetër në shtabin teknik të skuadrës.
Gjakovarët kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me trajnerin Gyltekin Selimi, arsyjet e të cilit vendim nuk janë bërë të ditura.
Trajneri gjilanas ishte emëruar në krye të ekipit gjakovar jo shumë javë më parë.
Pas Jeronimo Sarin e Rajko Krivokapiç, Selimi bëhet trajneri i tretë i larguar nga gjakovarët. /AsistiOnline.com/



