Dorant Hana pritet të mbetet trajner i Vëllaznimit në vazhdim të sezonit.
Ditën e djeshme AsistiOnline.com njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit mes Vëllaznimit dhe trajnerit gjilanas Gyltekin Selimi, me marrëveshje të dyanshme.
AsistiOnline.com ka mësuar se ndihmës trajneri i deritanishëm, Dorant Hana ka marrë besimin e drejtuesve të skuadrës për ta udhëhequr ekipin në vazhdim të këtij sezoni sfidues për ta.
Hana e drejtoi Vëllaznimin edhe në një duel tjetër, pas largimit të Jeronimo Sarin, dhe arriti një fitore me ekipin.
Prej vitesh trajneri i ri gjakovar me perspektivë, punon me gjeneratat e reja, gjersa në tri edicionet e fundit ka qenë ndihmës trajner te skuadra gjakovare. /AsistiOnline.com/



