Under Header

spot_img

Erxhan Osmani kontribon ndjeshëm në fitoren e Efesit në Euroligë

spot_img

Erxhan Osmani ka vazhduar edhe këtë xhiro me paraqitje të mira me Anadolu Efesin në Euroligë.

Lojtari me prejardhje shqiptare ishte shënuesi i tretë më i mirë te Efesi me 13 pikë, por duke shtuar edhe 7 asiste.

Efesi fitoi ndaj Virtus Bolonjës me rezultat të thellë 91-60 sonte në Abdi Ipekçi Arena të Stambollit.

Ekipi i Pablo Lasos arriti fitoren e tretë radhazi në Euroligë, derisa mbetet tejet prapa në luftë për play off. Pas ndeshjes trajneri spanjoll u ankua me lëndimet e shumta që ka pasur vazhdimisht skuadra sivjet dhe kjo sigurisht se ka ndikuar në rezultatet e Efesit.

”Kur erdha, mendova se lojtarët do të ktheheshin, por humbëm më shumë lojtarë”, tha Laso pas ndeshjes së sontme në deklaratë për media. /AsistiOnline.com/ 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme