Skitarja jonë, Kiana Kryeziu, nis sot garimin në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.
Kryeziu do të paraqitet në disiplinën super sllallom të madh (Super-GS), me garën që fillon në ora 11:30. Transmetimi do të jetë drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje madhore sportive përbën një moment të rëndësishëm për sportin tonë dimëror dhe një përfaqësim dinjitoz të vendit në arenën ndërkombëtare.
I urojmë Kianës shumë fat dhe suksese në këtë sfidë olimpike! Forca!



