Skuadra italiane e Pesaros po vazhdon sigurtë marshin e saj drejt elitës së basketbollit italian.
Ditën e djehsme ekipi i drejtuar nga shqiptari Spiro Leka, fitoi edhe një tjetër derbi, duke triumfuar madje në udhëtim te Cividale 82-83.
Matteo Tambone me 25 pikë dhe Jazz Johnson me 16 tjera, ishin dyshja e dalluar e Pesaros në këtë fitore.
Ekipi i Lekës po shkon duke ‘blinduar’ tabelën pasi tash ka 18 fitore e 7 humbje në vendin e parë, dy më shumë se 7 vendet e tjera pasuese që kanë nga 16 fitore. /AsistiOnline.com/



