Bordi i Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka miratuar emërimin e selektorëve dhe ndihmësve të tyre për Përfaqësueset e Kosovës të gjeneratave të reja, në kuadër të përgatitjeve për ciklin garues 2026.
Sipas vendimit të Bordit, përfaqësueset do të udhëhiqen nga këto shtabe teknike:
Përfaqësuesja U20 Meshkujt
- Kryetrajner: Andin Rashica
- Ndihmëstrajner: Elbesar Geshtenja
- Ndihmëstrajner: Granit Makolli
Përfaqësuesja U18 Meshkujt
- Kryetrajner: Endrit Elshani
- Ndihmëstrajner: Ermal Selmani
- Ndihmëstrajner: Safet Kastrati
Përfaqësuesja U18 Femrat
- Kryetrajner: Egzon Uka
- Ndihmëstrajner: Era Shatri
- Ndihmëstrajner: Shemsedin Bytyqi
Përfaqësuesja U16 Meshkujt
- Kryetrajner: Gyltekin Selimi
- Ndihmëstrajner: Laurant Ibrahimi
- Ndihmëstrajner: Driton Rraci
Përfaqësuesja U16 Femrat
- Kryetrajner: Qendrim Demi
- Ndihmëstrajner: Agnesa Robaj
- Ndihmëstrajner: Arber Rushiti
Në njoftimin zyrtar të FBK-së theksohet se: “Emërimet bëhen në bazë të propozimit të Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës në konsultim me Këshillin Profesional të FBK-së dhe në përputhje me planin programor të ekipeve kombëtare për ciklin garues 2026. Stafi teknik obligohet të veprojë në përputhje me rregulloret dhe objektivat strategjike të FBK-së”. /AsistiOnline.com/



