Under Header

spot_img

FBK miraton interesimin e Rahovecit, finalja e Kupës në ”Mizahir Isma”

spot_img

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka miratuar shprehjen e interesimit të KB Rahoveci për organizimin e finales së Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

Finalja do të zhvillohet më 18 shkurt në Rahovec, ndërsa organizimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme sportive do të realizohet në përputhje të plotë me kriteret organizative dhe teknike të përcaktuara nga FBK, thuhet në njoftimin e kësaj të fundit.

Në njoftim shkruan se klubi organizator obligohet të sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme infrastrukturore, logjistike dhe të sigurisë, në përputhje me rregulloret në fuqi, me qëllim garantimin e një organizimi profesional dhe të suksesshëm të finales.

FBK ka theksuar poashtu se vlerëson gatishmërinë dhe përkushtimin e KB Rahoveci për të marrë përsipër organizimin e kësaj ngjarjeje, e cila pritet të ofrojë spektakël sportiv dhe atmosferë festive për tifozët e basketbollit. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme