Në mbledhjen e fundit, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka miratuar edhe vendimin për fillimin e shitjes së biletave online, por duke nisur nga faza e çerekfinaleve të play-off-it të Superligës së Kosovës.
Në njoftim shkruan se ky vendim synon rritjen e qasjes së tifozëve në ndeshje, përmirësimin e menaxhimit të hyrjeve në palestra, si dhe garantimin e transparencës financiare në procesin e organizimit të ndeshjeve.
FBK vlerëson se implementimi i shitjes online do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit organizativ, përmirësimin e përvojës së tifozëve dhe forcimin e standardeve profesionale në kuadër të garave vendore.
Detaje shtesë lidhur me platformën dhe procedurat e blerjes së biletave do të bëhen publike në ditët në vijim. /AsistiOnline.com/



