Under Header

spot_img

Vlora Braha emërohet Zyrtare për pranimin dhe trajtimin e sinjalizimeve në FBK

spot_img

Bordi i Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka marrë vendim për caktimin e Vlora Brahës, Zyrtare për Integritet dhe Mbrojtje në FBK, si zyrtare përgjegjëse për pranimin dhe trajtimin e sinjalizimeve në kuadër të federatës.

Ky emërim bëhet në përputhje me politikat e FBK-së për integritetin, mbrojtjen dhe trajtimin e sinjalizimeve, si dhe me obligimet ligjore që rregullojnë funksionimin transparent dhe të përgjegjshëm të institucioneve sportive. Vendimi synon forcimin e mekanizmave të qeverisjes së mirë dhe rritjen e besueshmërisë institucionale.

Vlorë Braha sjell me vete një përvojë të gjatë në basketboll. Ajo është ish-basketbolliste dhe prej vitesh angazhohet si delegate në ndeshje të nivelit ndërkombëtar nën ombrellën e FIBA, duke përfaqësuar me profesionalizëm basketbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Përvoja e saj sportive dhe institucionale konsiderohet një vlerë e shtuar në përmbushjen e këtij roli të rëndësishëm brenda FBK-së. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme