Under Header

spot_img

Arbnor Rifati dënohet nga KG, nuk do të mund ta drejtojë ekipin në finale të Kupës

spot_img

Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar informatorin zyrtar për ndeshjet e Ligës së Parë, ku janë bërë të ditura edhe dënimet disiplinore para finales së Kupës së Ligës së Parë për edicionin 2025/26.

Sipas vendimit të Komisionit të Garave, trajneri i KB Proton Cable Prizreni, Arbnor Rifati, është ndëshkuar në bazë të neneve 52.3 dhe 52.4 të Propozicioneve të Garave me gjobë financiare, si dhe me suspendim për 1 ndeshje.

Si rrjedhojë e këtij vendimi, Rifati nuk do të ketë të drejtë ta drejtojë ekipin e tij në përballjen ndaj KB Drita, që zhvillohet nesër në kuadër të finales së Kupës së Ligës së Parë për meshkuj.

Në informator janë bërë publike edhe dënime të tjera për zyrtarë dhe lojtarë të klubeve përkatëse, ndërsa finalja e madhe do të përcaktojë fituesin e këtij kompeticioni për sezonin aktual.

Finalja mes Proton Cable Prizrenit dhe Dritës pritet të sjellë një përballje interesante, me prizrenasit që do të paraqiten pa trajnerin e parë në stol për shkak të suspendimit. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme