Klubi i Pejë e ka zyrtarizuar afrimin e trajnerit Gyltekin Selimi në rolin e ndihmës trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit.
Selimi i bashkohet shtabit teknik të ekipit verdhezi, ku do të punojë në krah të kryetrajnerit Damir Milaçiq, në përpjekje për të realizuar objektivat e klubit në këtë edicion garash.
Drejtuesit e klubit besojnë se përvoja dhe njohuritë e Selimit do të jenë një shtysë shtesë për skuadrën në fazën vendimtare të kampionatit, teksa Peja synon paraqitje sa më të qëndrueshme dhe rezultate pozitive në vazhdim.
Me këtë lëvizje, Peja forcon stafin teknik në një moment të rëndësishëm të sezonit, duke rritur fokusin në organizim dhe përgatitje për sfidat që e presin ekipin.
Selimi tashmë i është bashkuar skuadrës verdhezi. /AsistiOnline.com/



