Është mbyllur gara e rrethit të dytë e Skijimit Alpin për skitaren e natyralizuar të Shqipërisë Lara Colturi në Lojërat Olimpike Dimërore ”Milano Cortina 2022”.
Në këtë garë të Sllallomit të madh, Colturi e mbylli në vendin e 16-të me kohë 1 minutë, 10 sekonda e 85 të qindtat.
Vlen të ceket se garën e parë sot, Colturi e kishte mbyllur si e 4-ta, një sukses historik ky, padyshim, por që nuk mjaftoi për medalje. /AsistiOnline.com/



