Sot vazhdon me ndeshje xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Bashkimi – GO+ Peja është sfida kryesore e kësaj xhiro, e cila luhet pikërisht sonte.
Prizrenasit pasi u kualifikuan në finale të Kupës synojnë të vazhdojnë me paraqitje pozitive, derisa në elitë janë në vendin e dytë me 13 fitore e gjashtë humbje, derisa në anën tjetër verdhezinjtë ndodhen në vendin e tretë me dhjetë fitore e nëntë humbje.
Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



