Sonte mbyllet krejtësisht xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Kjo xhiro mbyllet në Mitrovicë me përballjen Trepça – Rahoveci 029, dy skuadra në formë të ndryshme në elitën e basketbollit.
Mitrovicasit janë në vendin e parë me 16 fitore e tri humbje, kurse ‘Vreshtarët’ në vendin e tetë me gjashtë fitore e 13 humbje.
Ndeshja nis nga ora 19:30 dhe transmetohet direkt në Artmotion.



