Under Header

spot_img

Doni lëndohet përsëri, humb sezonin e sivjetm

spot_img

Klubi i Prishtinës ka njoftuar se Don Polloshka, ka pësuar këputje të tetivës së Akilit dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në ditët në vijim.

Sipas njoftimit zyrtar të KB Prishtina, ky lëndim i jep fund sezonit për Polloshkën, ndërsa periudha e rikuperimit pritet të zgjasë deri në nëntë (9) muaj.

Për lojtarin prizrenas kjo është një tjetër goditje e rëndë, duke pasur parasysh se gjatë karrierës së tij ka vuajtur shpesh nga lëndimet. Megjithatë, ai ka dëshmuar vazhdimisht forcë të jashtëzakonshme karakteri, duke u rikthyer çdo herë në parket me përkushtim dhe vendosmëri.

Edhe kësaj radhe, në kampin bardhekaltër besohet se Polloshka do ta përballojë me të njëjtin mentalitet periudhën e rikuperimit dhe do të rikthehet sërish më i fortë.

Klubi i ka uruar lojtarit rikuperim sa më të shpejtë dhe të suksesshëm, duke theksuar mbështetjen e plotë gjatë gjithë fazës së rehabilitimit. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme