Basketbollisti amerikan Divine Myles, mund të rikthehet në Kosovë.
AsistiOnline.com ka mësuar se lojtari i natyralizuar është kontaktuar nga klubi i Pejës, për një marrëveshje të mundshme dhe që realisht mund të ndodhë.
Myles që ka pasaportë kosovare prej kohësh dhe do të luante si vendor nëse rikthehet, gjersa aktualisht po luan në ligën e parë franceze me Gries-Souffel, ku në 17 ndeshje ka 14.3 pikë, 6.8 asiste e 3.1 kërcime.
Myles në Kosovë përveç Përfaqësueses ka luajtur edhe me Prishtinën e Proton Cable Prizrenin, por ka luajtur në Francë edhe me Chorale Roanne e Denain, pastaj në Nizhny Novgorod të Rusisë, në Braunschweig në Gjermani, në Dorados de Chihuahua në Meksikë dhe në Torun në Poloni.
Mbetet të shihet nëse kjo marrëveshje do të finalizohet e AsistiOnline.com do t’ju mbajë të informuar për rrjedhën e këtyre zhvillimeve. /AsistiOnline.com/



