Në ambientet e Federata e Basketbollit e Kosovës është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me KB Rahoveci 029 për organizimin e finales së Kupës së Kosovës.
Sipas marrëveshjes, Rahoveci 029 do të jetë organizator i finales së madhe ndërmjet KB Trepça dhe KB Bashkimi, duke pasur mbështetjen e plotë organizative nga FBK.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i KB Rahoveci 029, Indrit Krasniqi, dhe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm dhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës në FBK, Adriatik Rraci. Të dy palët u zotuan se do të angazhohen maksimalisht që finalja të organizohet në nivel të lartë dhe të ofrojë një mbrëmje dinjitoze për basketbollin kosovar.
Finalja e Kupës do të zhvillohet të mërkurën, nga ora 19:30, në palestrën Palestra Mizahir Isma në Rahovec, ndërsa do të transmetohet ekskluzivisht në Art Motion / Kujtesa.
Biletat për këtë përballje finale do të kushtojnë 5 euro, me interesim të madh të pritur nga tifozët e të dy skuadrave.



