Pas përfundimit të finales së Kupës, sonte rikthehet elita e basketbollit kosovar me ndeshjet e xhiros së 21-të në Superliga e Kosovës në Basketboll.
Xhiroja hapet me një përballje shumë të rëndësishme ndërmjet KB Peja dhe KB Vëllaznimi, sfidë që pritet të ketë peshë të madhe për të dy skuadrat në garën për renditje sa më të mirë në tabelë.
Pejanët hyjnë në këtë takim me bilanc prej 10 fitoreve dhe 10 humbjeve, duke synuar që para publikut të tyre të rikthehen te fitorja dhe të përforcojnë pozitën në renditje. Në anën tjetër, kuqezinjtë nga Gjakova kanë 7 fitore dhe 13 humbje, dhe do të kërkojnë pikë të rëndësishme për të përmirësuar ecurinë e sezonit.
Takimi zhvillohet sonte dhe nis nga ora 19:30.
Një përballje me intensitet të lartë dhe me shumë në lojë, që pritet të dhurojë spektakël për tifozët në rikthimin e Superligës.



