Bora e ka fituar përballjen e xhiros 21 në Superligën e Kosovës ndaj Bashkimit.
Ekipi prishtinas e pati përgjatë tërë kohës avantazhin për të triumfuar në fund me meritë 86-71.
Tyler Cheese me 32 pikë shkëlqeu në fitoren e Borës sonte, karshi edhe 7 kërcimeve e 3 asisteve, derisa u ndihmua nga Alex Hunter me 16 pikë e Rezart Mehmedi me 12 sosh.
Te Bashkimi, Lejson Zeqiri kishte 18 pikë e Kyan Anderson kishte 13 tjera.
Pas 21 xhirove, Bora gjendet e treta me 11 fitore e 10 humbje, derisa Bashkimi pozicionohet i dyti me 14 fitore e 7 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Bashkimi e pret Vëllaznimin e Bora i shkon Rahovecit 029. /AsistiOnline.com/



