Golden Eagle Ylli duket se është ndarë me trajnerin e deritanishëm Paco Olmos.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, trajneri spanjoll më nuk do të jetë në krye të klubit nga Theranda.
Burimet kanë bërë me dije se humbja e djeshme e Golden Eagle Yllit ndaj Rahovecit 029, ka qenë e papranueshme për drejtuesit e klubit, andaj duket se është marrë ky vendim.
Të kujtojmë se Olmos mori drejtimin e skuadrës vetëm pak javë më parë, por investimet e mëdha të therandasve dhe rezultatet katastrofale nën drejtimin e tij, kanë bërë që të merret ky vendim. /AsistiOnline.com/



