Under Header

spot_img

Prishtina e pret sonte Trepçën në ndeshjen e cilësuar si derbi i xhiros

spot_img

Derbi i madh i basketbollit kosovar luhet sonte në kryeqytet, aty ku përballen rivalët e vjetër, Sigal Prishtina dhe Trepça.

Prishtinasit hyjnë në këtë përballje nga pozita e gjashtë në tabelë me tetë fitore e 12 humbje, duke kërkuar rikthimin te rezultatet pozitive dhe një ngritje në renditje në fazën vendimtare të kampionatit.

Në anën tjetër, ‘Xehetarët’ vijnë me moral të lartë pas triumfit në Kupë dhe synojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve edhe në kampionat. Trepça kryeson elitën me 17 fitore e tri humbje dhe ka 11 fitore radhazi, duke konfirmuar formën stabile në këtë edicion.

Ndeshja nis nga ora 20:30 dhe pritet të sjellë atmosferë të zjarrtë në palestrën e kryeqytetit.

Përballja e sontme shihet si një test i rëndësishëm për të dy skuadrat – për Prishtinën që kërkon reagim dhe për Trepçën që synon të ruajë ritmin në krye të tabelës. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme