Under Header

spot_img

Publikohet lista e gjerë e Kosovës për ndeshjen parakualifikuese ndaj Sllovakisë

spot_img

Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë parakualifikuese drejt FIBA EuroBasket 2029, nën drejtimin e përzgjedhësit Bujar Loci.

Në listë bëjnë pjesë këta basketbollistë:

Valon Bunjaku, Divine Myles, Musab Mala, Jon Ismajli, Mikaile Tmusic, Erjon Kastrati, Arian Qallaku, Muhamedali Janjeva, Samir Zekiqi, Bardh Istrefi, Gëzim Morina, Dardan Kapiti dhe Lis Shoshi.

Ndërkohë, nga shtabi teknik janë ftuar edhe Dardan Berisha, Drilon Hajrizi dhe Meriton Ismaili, por ata nuk do të jenë të disponueshëm për këtë përballje. Pas vlerësimit të stafit mjekësor, është konstatuar se lojtarët në fjalë kanë nevojë për kohë shtesë rikuperimi dhe nuk janë në gjendje optimale për paraqitje.

Ndeshja e radhës e Kosovës në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029 do të zhvillohet më 27 shkurt 2026, me fillim nga ora 19:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, ku Kosova do të përballet me Sllovakinë. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme