Under Header

spot_img

Pensionohet trajneri i suksesshëm i gjeneratave të reja Ramush Rushiti

spot_img

Trajneri i gjeneratave të reja në basketbollin e Kosovës, Ramush Rushiti ka njoftuar opinionin sportdashës, basketbollistët, trajnerët, përkrahësit dhe në veçanti donatorët e KB Junior 06, se ka vendosur të tërhiqet nga veprimtaria e tij si trajner në këtë klub.

Rushiti në letrën e publikuar thekson se klubi nga Prizreni u themelua dhe u drejtua prej tij për rreth 20 vjet, periudhë gjatë së cilës janë arritur suksese me të gjitha grupmoshat e reja. Ai vlerëson se përmes punës së bërë janë edukuar gjenerata të tëra në frymën e socializimit, edukimit shëndetësor dhe garës sportive.

Sipas tij, ka ardhur koha që drejtimin t’ua dorëzojë trajnerëve të sigurt, profesionistë dhe punëtorë të palodhshëm, duke shprehur bindjen se klubi do të vazhdojë rrugëtimin e tij në ruajtjen e traditës dhe sukseseve.

Në fund, Rushiti ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur ndër vite dhe që do të vazhdojnë ta mbështesin KB Junior 06, duke e cilësuar klubin si një akademi të mirëfilltë dhe një ekip me traditë trofesh.

Vlen të ceket se edhe ylli me prejardhje shqiptare Erxhan Osmani e ka nisur karrierën tek Junior 06 dhe ka marrë hapat e parë të basketbollit tek trajneri Rushiti.

Rushiti në fund la të nënkuptohet se do të vazhdojë të jetë në klub në rolin e presidentit. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme