Bora ka njoftuar sonte për transferin e ri të skuadrës.
Pas largimit të maqedonasit Adem Mekiç, prishtinasit kanë arritur marrëveshje me amerikanin Jordan Dingle.
Lojtari në sezonin e kaluar ka luajtur me Vojvodinën në Serbi me mesatare prej 11 pikëve në elitën e atjeshme si dhe në ABA Liga 2, në 41 ndeshje.
Bora për të do jetë eksperienca e dytë profesionale.
Në SHBA lojtari ka qenë pjesë e kolegjeve amerikane: Pennsylvania Quakers e St. John’s Red Storm. /AsistiOnline.com/



