Under Header

spot_img

Erjon Kastrati: Do të japim maksimumin për ta përfaqësuar Kosovën sa më mirë ndaj Sllovakisë

spot_img

Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në parakualifikimet e EuroBasket 2029, ku të premten, më 27 shkurt, do të përballet me Sllovakinë.

Para kësaj sfide, basketbollisti Erjon Kastrati ka theksuar se atmosfera në skuadër është pozitive, pavarësisht mungesave të rëndësishme në përbërje.

“Përgatitjet janë duke shkuar mirë, shpresoj në rezultat pozitiv edhe pse kësaj radhe kemi shumë mungesa. Mungesa e kapitenit Berisha dhe e Drilonit do të thotë shumë për ne, por ne të tjerët do të mundohemi të japim maksimumin që ta përfaqësojmë Kosovën sa më mirë”, ka deklaruar Kastrati.

Ai ka bërë thirrje për mbështetje nga tifozët, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes nga tribunat.

“I bëj thirrje edhe Dardanëve dhe gjithë tifozëve që të vinë të na përkrahin. Me përkrahjen e tyre besoj që mund t’ia dalim”, është shprehur ai.

Ndeshja zhvillohet të premten nga ora 19:00 në Prizren, ndërsa biletat janë në shitje në fan shopin e KB Bashkimi. Interesimi i tifozëve është i madh dhe pritet një atmosferë e zjarrtë në palestër. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme